Ekstradohet nga Greqia 23-vjeçari i dënuar për vjedhje me dhunë

25/09/2015 09:30

Gazmend Keta, 23 vjeç nga Bulqiza ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Ai u arrestua në Athinë më 7 maj të këtij viti, për tu ekstraduar ditën e djeshme nga Interpol Tirana.

Keta ka marrë dënimin prej 3 vjet e katër muaj burg nga Gjykata e Apelit e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 22 majit 2013, në afërsi të Digës së Liqenit Artificial në kryeqytet. Në bashkëpunim me E. T., Keta i ka vjedhur sende me vlerë dy personave, A. S. dhe S. S, nën kërcënimin e armëve të ftohta.

Top Channel