Thërret emrin e ish-burrit në seks, i dashuri i nxjerr zorrët me duar

25/09/2015 09:30

Një 24-vjeçar amerikan i ka nxjerrë zorrët të dashurës së tij pasi gjatë seksit ajo kishte thënë dy herë emrin e ish-bashkëshortit të saj. Fidel Lopez mori policinë në telefon pasi e kishte masakruar partneren e tij në apartamentin e çiftit në Florida.

Sipas njoftimit të policisë amerikane, Lopez ka pranuar se u tërbua kur dëgjoi emrin e burrit tjetër dhe pasi shkatërroi mobiljet e shtëpisë, nisi të godasë partneren 31-vjeçare.

Në momentin që ajo humbi ndjenjat, ai i nxorri zorrët duke përdorur vetëm duart. Para se të njoftonte policinë, Lopez e çoi trupin e partneres në tualet, aty ku i hodhi ujë në fytyrë që ta sillte sërish në vete, por ajo tashmë kishte ndërruar jetë.

Top Channel