F1, Kvyat me Red Bull, më i shpejti i provave të lira në Japoni

25/09/2015 09:50

Është Red Bulli makina më e shpejtë e provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë. Në pistën e Suzukës, rusi Daniil Kvyat shënoi kohën më të shpejtë (1’48”277), duke lënë pas Mercedesët e Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton.

Në vend të pestë dhe të gjashtë Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen me Ferrari, menjëherë pas Red Bullit të Daniel Riciardo.

Në sesionin e parë të provave të lira, më i shpejti ishte spanjolli Carlos Sainz me Toro Rosso.

Rezultatet e provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë:

1. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:48.277
2. Nico Rosberg (Mercedes) 1:48.300
3. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:48.853
4. Daniel Ricciardo (Red Bull) 1:49.097
5. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:50.268
6. Kimi Räikkönen (Ferrari) 1:50.319
7. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:50.418
8. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:50.542
9. Felipe Nasr (Sauber) 1:50.968
10. Pastor Maldonado (Lotus) 1:51.557
11. Nico Hülkenberg (Force India) 1:51.674
12. Jenson Button (McLaren) 1:51.861
13. Marcus Ericsson (Sauber) 1:51.934
14. Sergio Pérez (Force India) 1:52.070
15. Romain Grosjean (Lotus) 1:52.534
16. Felipe Massa (Williams) 1:52.765
17. Fernando Alonso (McLaren) 1:55.239
18. Will Stevens (Manor) 1:58.059
19. Alex Rossi (Manor) 1:59.419
20. Valtteri Bottas (Williams) (pa kohë)

Renditja e sesionit të parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë:

1. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:49.434
2. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:49.938
3. Nico Rosberg (Mercedes) 1:50.077
4. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:50.519
5. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:50.722
6. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:50.940
7. Kimi Räikkönen (Ferrari) 1:51.212
8. Felipe Massa (Williams) 1:52.288
9. Marcus Ericsson (Sauber) 1:53.820
10. Valtteri Bottas (Williams) 1:53.964
11. Felipe Nasr (Sauber) 1:54.013
12. Jenson Button (McLaren) 1:55.678

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë do të zhvillohen të shtunën në orën 08:00 me orën shqiptare, ndërsa gara nis të dielën në orën 07:00. Të dyja këto evente do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

FOTO GALERI
1/7
Marcus Ericsson me Sauber

Top Channel