Kjo foto është si një gjëegjëzë për mendjen, për shkak se perceptohet në dy mënyra të ndryshme. Në foto shfaqet një vajzë e vogël, ndoshta 3 apo 4 vjeçe, dhe të lind dyshimi nëse ajo është nën ujë apo po kërcen mbi ujë.

Disa besojnë se është magji e Photoshop-it. Fotoja intriguese është parë më shumë se një milionë herë online, dhe askush nuk është i sigurtë se si është bërë.

Shpjegimi më i mirë i mundshëm është se vajza ndodhet në një pishinë të cekët, e teksa është hedhur  mbi ujë, pikëzat e ujit kanë kërcyer sipër duke thënë efektin sikur vajza ndodhet nën ujë.

Top Channel