Kërkesa e Metës, SHBA: Hetimi u takon shqiptarëve

25/09/2015 11:40

Një ditë pas kërkesës së kryeparlamentarit Ilir Meta për një hetim ndërkombëtar me ndihmën edhe të SHBA-ve për çështjen “CEZ”, Top Channel e pyeti Ambasadën Amerikane nëse do ta ofronte këtë ndihme të kërkuar nga Meta.

Zëdhënësi kësaj ambasade, Ryan J. Roberts, në përgjigje të interesimit thotë se “Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”.

Por, zëdhënësi Roberts në vijim të përgjigjies ka deklaruar se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nepermjet zyrës së OPDAT. Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit”, thekson ai.

Nëpërmjet këtij qëndrimi SHBA-të duket se kanë shuar dëshirat e dy aktorëve të politikës shqiptare, Ilir Meta dhe Sali Berisha për një hetim ndërkombëtar. Në seancën e fundit të Parlamentit ish kryeministri Berisha do të deklaronte “Kërkoj këtu hetim ndërkombëtar në ccdo qelizë për ccështjen e CEZ-it, të ulemi qetë e ta marrim këtë cështje pa pasion…”.

Në të shkuarën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar larg përfshirjes së drejtëpërdrejtë gjatë hetimeve të prokurorëve shqiptarë për ccëshje sensitive të drejtësisë shqiptare. Ata vetëm kanë ndihmuar kur i është kërkuar ekspertiza kriminalistiko-shkencore në dy raste sicc ishte analizimi plumbave që vranë 4 protestuesit e 21 Janarit dhe video Prifti-Meta.

Top Channel