Durrës, gjendet i vdekur 80-vjeçari; dyshohet se u vetëdogj

25/09/2015 13:20

Një 80-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të premteje në banesën e tij në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit.

Viktima me iniciale S.B. u gjet i djegur në kasollen ngjitur me banesën  e tij, pranë shkollës 9-vjeçare “Hajdar Dushi” të qytetit bregdetar.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se i moshuari është djegur mbi një sasi drush, ndërsa në njërën këmbë ka pasur të lidhur disa tela. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se paraprakisht rezulton që i moshuari ka organizuar gjithçka vetë për t’i dhënë fund jetës së tij.

Mësohet se ai ndodhej i vetëm në banesë, pasi bashkëshortja kishte shkuar për të qëndruar për pak kohë në Itali. Po ashtu, të afërt të tij kanë dëshmuar se viktima ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike prej dy vjetësh, pas vdekjes së djalit në shtetin fqinj.

Top Channel