Spanjë, Reali dhe Barça mund të shpenzojnë trefishin e Atletico Madrid

25/09/2015 13:35

Klubet spanjolle të kategorisë së parë dhe të dytë do të kenë mundësi të shpenzojnë më shumë në sezonin 2015-2016. Drejtuesit e kampionatit spanjoll kanë vendosur të bëjnë ndryshime në këtë pikë, ku pjesën më të madhe do ta kenë skuadrat që militojnë në Primera.

Reali i Madridit dhe Barcelona janë klubet që kanë pjesën e luanit nga klubet iberike, me klubin “merengue” që do të investojë 431.3 milionë euro, ndërsa ai katalanas 421.7 milionë. Të dy këto ekipe janë të shkëputura ndjeshëm nga forca e tretë e kampionatit spanjoll, Atletico Madrid, që në sezonin 2015-2016 pritet të shpenzojë 159.6 milionë euro.

Ajo që të bën përshtypje në këtë pasqyrë financiare të klubeve iberike është se shpenzimet për pagat e futbollistëve dhe stafit teknik, investimet në ekipet zinxhirë, do të jenë më të larta se sezonin e kaluar. Në mënyrë të detajuar mund të themi se Reali i Madridit në këtë sezon do të investojë 103 milionë euro më shumë se në 2014/2015, ndërsa Barcelona e Atletico Madrid do të shpenzojnë respektivisht 74 e 54 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Top Channel