Simbolet komuniste, ish të përndjekurit sërish në protestë

25/09/2015 13:50

Ish të përndjekurit politikë kanë dalë sërish në protestë kundër simboleve komuniste. Këtë herë, të lidhur me zinxhirë në shenjë të vuajtjeve të tyre ata kanë marshuar në Bulevard.

Ish të përndjekurit kanë tentuar të kalojnë në rrugën ku po ndërtohet bunkeri prannë ministrësë së brendshme por nuk janë lejuar nga forcat e policisë. Për disa minuta ata kanë protestuar edhe përballë kryeministrisë ndërsa marshimi ka përfunduar me mbërritjen tek institucioni i Presidencës.

Disa nga ish të përndjekurit janë pritur në takim nga kreu i shtetit duke marrë garancinë dhe mbeshtetjen e këtij të fundit për kauzën e tyre.

Ish të përndjekurit paralajmërojnë përshkallzim të protestave në ditët në vijim, në rast se nuk do të ketë reflektim nga qeveria.

Top Channel