“Lazarat”…edhe në Britaninë e Madhe

25/09/2015 14:20

Aksione kundër kultivimit të hashashit nuk zhvillohen vetëm në Shqipëri. Në Britaninë e Madhe, policia nisi procesin e asgjësimit të 150 bimëve të mbjella në një zonë të pabanuar në Kingston.

Bimët kishin kapur një lartësi mbi 2 metra dhe kultivuesit kanë shfrytëzuar terrenin e izoluar për rritjen e tyre pa u shqetësuar.

Për të mbërritur tek parcela, e madhe sa një fushë futbolli, duhej të ecje nëpër një shteg në këmbë rreth 20 minuta.

Autoritetet britanike thonë se nisën hetimet pas marrjes së një telefonate anonime.

Për momentin nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel