SHBA, dorëhiqet kreu republikan i Kongresit

25/09/2015 16:35

John Boehner, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, do të dorëhiqet nga kjo detyrë në fund të tetorit.

Lajmi publikohet nga mediat amerikane, sipas të cilave, Boehner është dorëzuar përballë kritikave të krahut të ashpër brenda republikanëve për linjën e ndjekur prej tij karshi politikave të presidentit Obama, veçanërisht në lidhje me fondin për Planifikimin Familjar.

Publikimi i këtij lajmi mbërrin një ditë pasi Boehner drejtoi seancën e përbashkët të dy dhomave të Kongresit, me rastin e fjalimit të mbajtur nga Papa Françesku.

Sipas mediave amerikane, Boehner pritet të njoftojë zyrtarisht vendimin brenda ditës së premte. Të njëjtat burime thonë se Boehner planifikon që prej viti tërheqjen nga detyra e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve. 

Top Channel