Historia që përloti David Beckham

26/09/2015 00:00

David Beckham është përlotur ditën e enjte ndërkohë që ka folur rreth një vajze 4-vjeçare, e cila është ndarë nga jeta në vitin 2013 gjatë një tajfuni në Filipine.

Ish-futbollisti i Anglisë është munduar të mbajë veten teksa ka treguar historinë e vogëlushes Viana e cila i shpëtoi babait nga duart dhe u mbyt. Beckham tregoi se kjo është një histori që ka ndikuar shumë tek ai dhe se kurrë nuk do ta harrojë.

Ai e ka takuar këtë familje vitin e kaluar në një udhëtim në Filipine gjatë kohës që ishte i dërguari i UNICEF në 2013 pas tajfunit i cili vrau 6000 njerëz.

“Mbrëmjen që ndodhi tajfuni, familja u ngjit në çatinë e shtëpisë për t’i shpëtuar stuhisë. Nëna, e lodhur, e frikësuar, i tha bashkëshortit të saj që të merrte Viana-n në krah dhe babai e mori. Ai në krah mbante Venus dhe Viana por babai u rrëzua nga çatia si pasojë e përmbytjes dhe pas 6-orësh që u zgjua, ai mbante në krah vetëm një nga vajzat e tij, Venus”, tregoi historinë e dhimbshme Beckham, i cili nuk mund t’i mbante lotët.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel