Dalin në shitje pamje të papublikuara më parë të Monroe

26/09/2015 08:45

Pamjet në prapaskenë të filmit të fundit të yllit hollivudian Marilyn Monroe kanë dalë në shitje për 20 mijë paund. Xhirimet plot 48 minuta, të papara ndonjëherë janë bërë teksa Monroe regjistronte në zona të ndryshme të SHBA më 1961 për filmin “The Misfits”.

Filmi, në të cilin Monroe luante rolin e një gruaje të divorcuar që miqësohet me bukurosin Clark Gable, i madh në moshë, por me një karakter kauboj, u dëmtua gjatë xhirimeve, dhe nga një varg pengesash.

Monroe po i jepte fund martesës së saj me Arthur Miller, shkrimtarin e filmit, dhe në një moment xhirimet ishin shtyrë për dy javë, që Monroe të shkonte në rehabilitim.

Prodhimi i iu besua Stanley Killar, i cili i ka bërë filmimet me kamerën e tij personale. Si pjesë e skuadrës së produksionit, Killar pati mundësi të filmonte dhe në vende ku media nuk lejohej kurrë, dhe arrit të kapte disa pamje të yllit të filmave.

Top Channel