Kujdes kur heq punonjësit nga miqtë në Facebook

26/09/2015 09:15

Të heqësh nga miqtë në Facebook punonjësin tënd, në disa raste mund të quhet edhe ngacmim në vendin e punës. Të paktën kështu e ka interpretuar një gjykatë australiane.

Vendimi erdhi pasi Rachael Roberts, një agjent pronash të patundshme në Tasmania, u ankua në Komisionin e Punës në Australia se kolegia Lisa Bird e kishte ngacmuar në vendin e punës, duke e lënë atë në ankth dhe depresion. Ajo bëri gati 18 ankesa në total.

Rachel duke vijuar me argumentat e saj thotë se ka humbur shitjet, pronat e saj nuk u shfaqën në dritare, fotokopjet u jepeshin kolegeve dhe jo asaj, dhe nuk ishte e mirëpritur në mëngjes.

Nënkryetarja e komisionit, Nicole Wells, tha në vendimin e saj se heqja si mik nga Facebook, tregon mungesë të pjekurisë emocionale nga ana e zonjës Bird, që e kishte bërë të ndjehej keq zonjën Roberts.

Top Channel