Këshilltari i PD-së, Topallaj: Veliaj po bën emërime kriminale në bashki

26/09/2015 11:50

Partia Demokratike akuzon kreun e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për emërime kriminale në administratën e bashkisë.

Fabian Topallaj, anëtar i djathtë i këshillit bashkiak tha se Veliaj po jep kontributin e tij të rilindjes së administratës shtetërore me shkarkim punonjësish, dhe zvendësim me kriminelë.

“Erjon Veliaj po jep kontributin e tij në projektin e rilindjes se adminiratës shtetërore me shkarkimin e punonjësve të bashkisë Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kriminelë të afirmuar. Mesa duket Veliaj nuk ka kohë të bëj një kërkim të thjeshtë në Google ku rezulton se Eqerem Braçe ka probleme me ligjin”, deklaroi Topallaj.

Top Channel