I digjet makina, arrestohet se godet me grushte policët

26/09/2015 12:45

Teksa punonjësit e policisë së rendit po kryenin veprimet për sigurimin e vendit të ngjarjes, pasi po digjej një automjet, pronari i tij i godet me grushte. Ngjarja është shënuar të premten në Sukth të Durrësit, ku mjeti tip Golf i Flori Mullajt mori flakë.

Sipas burimeve zyrtare mjeti i tij është djegur në pjesën e përparme, për shkak se drejtuesi po i jepte makinës me frena dore. Gjatë kontrollit të kryer me aparatin Drager për konsumimin e alkoolit, Mullaj rezultoi në masën 0.42 mg/l. Tashmë mbi të riun rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.

Top Channel