Pusi i naftës në Nartë, Malltezi: Shkakton ndikim mjedisor të drejtëpërdrejtë

26/09/2015 13:20

Departamenti i Pyjeve dhe Turizmit në PD kundërshton ndërtimin e një pusi nafte në zonën e Nartës. Në një mbledhje me banorët e zonës, Jamarbër Malltezi dhe Sazan Guri, janë shprehur se ndërtimi i këtij pusi sjell mjaft dëme për zonën.

“Asnjë banor i zonës dhe asnjë anëtar i Këshillit Bashkiak nuk ishte në dijeni të këtij vendimi. Asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ka informuar asgjë lidhur me lejen e pusit të naftës brenda në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë. Asnjë përfaqësues i qeverisë nuk erdhi të shpjegonte nëse ky vendim ishte në përputhje me ligjet dhe konventat ndërkombetare apo jo. Ky projekt shkakton ndikim mjedisor të drejtpërdrejte tek peshkatarët dhe banorët e Nartës dhe të Vlorës, por përmes zinxhirit ushqimor mund t’a pësojnë edhe gjithë qytetarët që mund të konsumojnë prodhime deti të ndotura nga nafta”, është shprehur Malltezi.

Këshilltarët bashkiakë të PD-së kërkuarn një mbledhe urgjente të këshillit bashkiak të Vlorës, për të kërkuar debat të hapur dhe anullimin e vendimit të qeverisë. Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë së datës 22 korrik 2012, për “Miratimin e Lejes së Ndërtimit për Ndërtimin e Sheshit të Pusit të Naftës ‘Zverneci Perëndimor 1’ me vendndodhje Nartë, Bashkia Vlorë”.

Top Channel