Libi, vritet kryebosi i trafikut të qënieve njerëzore

26/09/2015 16:50

Bosi kryesor i trafikut të qënieve njerëzore në Libi është vrarë në Tripoli së bashku me 8 bashkëpunëtorë të tij.

Lajmin e bën të ditur faqja online e “Libya Herald”, si dhe media të tjera, sipas të cilave vrasja ka ndodhur të premten mbrëma.

“Personi, Salah Al Maskhout, ish-oficer i ushtrisë libiane në kohën e kolonelit Muammar Gaddafi, është vrarë nga persona të armatosur, sipas të gjitha gjasave, profesionistë”, shkruan “Libya Herald”.

Baza e Al Maskhout ishte në lokalitetin Zuuara, prej nga merrnin jetë vërshimet e klandestinëve që përpiqeshin t’i shpëtonin luftërave në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, është herët të thuhet nëse vrasja e kryebosit do të ndikojë në rënien e fluksit të trafikut për në Evropë.

Top Channel