Ajo debutoi të premten mbrëma për herë të parë me modelin e ri të flokëve. Por ngjyra e verdhë që Nicki Minaj kishte zgjedhur nuk e tërhoqi më shumë se 5 minuta vëmendjen e spektatorëve, sytë e të cilëve ranë sërish mbi trupin e saj.

Këngëtarja e hitit “Anaconda” tregoi më së miri linjat e saj rrumbullake teksa performoi në Javën e Modës në Milano.

Nicki, 32 vjeç, mbante një veshje transparente dhe gjatë koreografisë u kujdes që ta ekspozonte në maksimum trupin e saj në të gjitha pozicionet, përballë dhe anash.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel