Luftëtari kosovar i ISIS vritet në Siri

26/09/2015 19:20

Një shtetas nga Kosova rezulton të jetë vrarë në Siri, teksa luftonte përkrah militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas së përditshmes “Express”, bëhet fjalë për Bekim Mulollin, vdekjen e të cilit e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij.

Ndërkohë, në Kosovë, Mulolli duhej të ishte në arrest shtëpie, pasi akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste dhe nxitje të urrejtjes fetare.

Ai bashkë me katër të tjerë ishin arrestuar nga policia e Kosovës në përpjekje për të blerë armë dhe municione ushtarake.

Ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, gjë që i dha mundësinë të arratisej për në Siri dhe t’u bashkohej luftimeve.

Top Channel