Superiorja, Skënderbeu nuk ndalet; Tirana i rikthehet fitores

26/09/2015 00:00

Kampionët e Skënderbeut nuk dinë të ndalen. Korçarët kanë fituar në këtë javë të pestë ndaj Bylisit në transfertë, me rezultatin 4-1.

Që në minutën e 3-të të ndeshjes, ata kaluan në avantazh me Olainkan, ndërkohë që vendasit patën disa raste për të barazuar, por që i shpërdoruan.

Me filimin e pjesës së dytë, skuadra e Josës intensifikoi sërish ritmin dhe shënoi 3 herë të tjera, me Lilajn, Salihin dhe Latifin, ndërsa për ballshiotët golin e nderit e shënoi braziliani Ronaile.

Edhe Partizani vazhdoi serinë e fitoreve. Djemtë e Starovës fituar 2-1 përballë Tërbunit në transfertë. Një ndeshje e mbushur me ritëm dhe mjaft e luftuar, por që në fund fati u buzëqeshi të kuqve nga kryeqyteti.

Golat e Sukajt dhe Bicajt i dhanë suksesin e radhës Partizanit, që priti me padurim sfidën Bylis-Skënderbeu më pas, për të mësuar nëse do të ishin të vetëm në krye të tabelës, apo jo. Nga ana tjetër, Tërbuni, edhe pse luan mirë, nuk arriti dot të shmangë një tjetër humbje.

Tirana iu rikthye rezultateve pozitive. Bardheblutë arritën të mposhtin Teutën e “ish-it” të tyre, Maganit, me rezultatin 2-0 në shtëpi.

Vendasit kalun në avantazh me anë të Bakajt, që në minutën e tretë të takimit. Durrsakët kundërsulmuan, por nuk arritën të finalizonin si duhet aksionet.

Ishin përsëri kryeqytetasit, të cilët dyfishuan në minutën e 27 të takimit, me anë të Karan. “Djemtë e detit” u ndëshkuan po nga goditja e këndit, si në rastin e parë dhe në të dytin.

Në pjesën e dytë të takimit, pavarësisht rasteve të shumta, asnjëri nga aksionet e skuadrave nuk solli gola. Me këtë fitore, Tirana shkon në vendin e katërt, me 8 pikë pas 5 javësh.

Top Channel