Bundesliga, Bayern zapton klasifikimin me pikë të plota

26/09/2015 00:00

Bayern Munich nuk ndalet. Në javën e shtatë të Bundesliga-s, skuadra e Pep Guardiola fitoi 3-0 përballë Mainz, duke kofirmuar udhëheqjen e klasifikimit me pikë të plota.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Lewandowski zhbllokoi rezultatin me kokë në minutën er 51-të pas krosimit të Coman, ndërsa pak minuta më vonë shënoi golin e dytë, pas asistit të Vidal, i cili sapo ishte futur në lojë.

Për të mbyllur serinë e golave të kësaj ndeshjeje mendoi ish-lojtari i Juventus, Coman, në minutën e ‘68.

Top Channel