Shkëmbeu zjarr me policinë, arrestohet Gjin Guri

27/09/2015 10:00

Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë arrestuar një person të shumëkërkuar. Në sajë të operacionit të koduar “Bjeshkët” është vënë në pranga Gjin Guri, personi që shkëmbeu zjarr me policinë për të mbrojtur parcelat me kanabis në Shosh të Dukagjinit.

Ai është dënuar gjithashtu edhe me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Guri dhe një tjetër person, tashmë i identifikuar nga policia qëlluan me armë zjarri më 16 shtator mbi forcat e policisë.

Policia është kundërpërgjigjur me armë, por ata nuk kanë bërë rezistencë, duke u larguar në mal. Policia asgjësoi 175 rrënjë bimë narkotike.

Top Channel