F1, Hamilton: Nuk më besohet që kam barazuar Senën

27/09/2015 10:40

Me fitoren në pistën e Suzukës, Lewis Hamilton ka shkruar historinë dhe në të njëjtën kohë konsolidoi vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve në Botërorin e Formulës 1.

“Ishte një garë shumë e veçantë për mua. E adhuroja Senën dhe më duket e pabesueshme që e kam barazuar me numër fitoresh”, tha britaniku i Mercedesit, i cili arriti fitoren numër 41 në karrierë, aq sa ka realizuar ish-piloti brazilian.

“Pas garës në Singapor, ishte shumë e rëndësishme të paraqitesha mirë në Japoni. Ferrari ishte e shpejtë, por unë dhashë maksimumin dhe kisha në dispozicion një makinë të mrekullueshme”, shtoi Hamilton.

Top Channel