Gjatë vizitës në komunën e Zhelinës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur edhe për kritikat publike, me të cilat është përballur kohëve të fundit, duke thënë se “mileti” – siç e ka quajtur ai popullin, – është vlerësuesi më i drejtë i veprimtarisë së tij.

“Mileti është vlerësuesi, korrektuesi dhe redaktori më i mirë. Të mençurit nuk bërtasin, të vegjlit kukasin. Pavarësisht se çfarë thuhet, ne nuk guxojmë te devijojmë nga agjenda dhe përcaktimet tona drejt realizimit të qëllimeve fisnike, që kanë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Ahmeti.

Ali Ahmeti ka komentur edhe themelimin e partive të reja politike, duke thënë se shqiptarët e Maqedonisë nuk  kanë nevojë për më shumë parti.

“Nuk na duhen 10 parti, që do të çojnë dëm me dhjetëra e mijëra vota të shqiptarëve. Mandati i fuqishëm na bën më të dobishëm”, ka pohuar Ahmeti.

Top Channel