Të kapësh peshk me grepin e Barbie-t

27/09/2015 11:45

Një vogëlushe ka shkuar të peshkojë me të atin e saj. Grepi i Avery ishte nga ata lodër të kukullës Barbie dhe babai i saj ndoshta e kishte marrë me vete vajzën për të mësuar se çfarë është peshkimi.

Po vetëm pak sekonda më vonë, Avery me grepin e saj prej lodre kapi një peshk që peshonte plot 2 kg.

Por më i lezetshëm është reagimi i 5-vjeçares kur tërhoqi peshkun. “A e kapa një?”, pyet të atin Avery.

Top Channel