Chris Brown rrezikon turneun në Australi

27/09/2015 00:00

Episodet e ushtrimit të dhunës mund t’i kushtojnë këngëtarit amerikan Chris Brown, mundësinë e intepretimit në Australi.

Turi i tij në këtë vend është caktuar të mbahet në dhjetor dhe biletat dalin në shitje të hënën.

Por, autoritetet australiane kanë ndërmend t’ia refuzojnë vizën, siç u bë e qartë nga Departamenti vendas i Emigracionit.

Nëse merret një vendim i tillë, Broën ka 28 ditë kohë në dispozicion për ta apeluar.

Në 2009-n, Chris Brown u shpall fajtor për goditjen e së dashurës së atëhershme, yllit të popit, Rihanna. Por, edhe pse përgjatë kësaj kohë 26-vjeçari ka zhvilluar dy turne në Australi, mbi qeverinë janë shtuar presionet për t’i refuzuar këngëtarit një rrugëtim të tretë.

Top Channel