Shumica e 200 emrave, që figurojnë në listat e një klinike zvicerane, si kavie njerëzore për ilaçe eksperimentale, janë italianë.

1.000 franga paguhen ata për dy ditë testime, ndërsa në rastet kur mjekimi kërkon një studim më kompleks, shuma shkon deri në 3.000 franga.

75% e personave në fjalë janë meshkuj, kryesisht të rinj, megjithatë ka edhe të moshuar apo burra të moshës së mesme, që përfitojnë nga rrethanat për të siguruar një kontroll të plotë mjekësor falas, thotë shtypi italian.

Pothuajse 90% e kavieve njerëzore italiane në regjistrat e zyrës farmaceutike “Cantonale” në Mendrisio, janë nga Lombardia.

Top Channel