Kosovë, rrihen mes tyre 4 vëllezër. Arrestohet njëri

27/09/2015 00:00

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar këtë të dielë se, në këtë qytet janë rrahur 4 vëllezër mes tyre, pas një mosmarrëveshjeje që kishin.

Gjatë përleshjes, ata kanë pësuar dëmtime trupore dhe kanë pranuar të marrin trajtim mjekësor.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas marrjes në pyetje nga policia, me urdhër të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Policia nuk ka bërë ende të ditura motivet e kësaj rrahjeje mes 4 vëllezërve.

Top Channel