Zgjedhjet në forumin rinor të PD-së përkojnë me analizën për zgjedhjet lokale

27/09/2015 14:55

Partia Demokratike po bën gati strukturat e veta që të përfshihen intensivisht në zgjedhjet për Forumin Rinor. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pritet të nxjerrë një udhëzim të veçantë për këtë ngjarje në Partinë Demokratike, që konsiderohet si hapi i parë drejt përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare.

Kjo periudhë do të përkojë edhe me analizën e zgjedhjeve lokale, që opozita i humbi, por i konsideroi si një provë se Partia Demokratike po ringrihet.

Burime në Partinë Demokratike bëjnë të ditur se periudha e zgjedhjeve për Forumin Rinor të Partisë Demokratike, që drejtohet aktualisht nga Gert Bogdani, do të shfrytëzohet si një rast për një hapje të dytë të madhe të forcës më të madhe të opozitës.

Një vit pas Kuvendit Kombëtar që i hapi rrugën zgjedhjes së lidershipit të ri të Partisë Demokratike, afrimi i të rinjve dhe të njerëzve me influencë në shoqëri do të jetë sfida e re për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Top Channel