Mundje, zhvillohet Kampionati Kombëtar i Moshave

27/09/2015 19:25

Pavarësisht bllokimit të fondit grant nga Ministria e Sporteve, mundja shqiptare ka vijuar aktivitetet e saj me Kampionatin Kombëtar të Moshave.

Presidenti i federatës, Martin Biba ka theksuar se pavarësisht pengesave ata do të bëjnë të pamundurën që të përzgjedhin elementët cilësorë për kombëtaren e madhe.

Në kategorinë parashkollorë, ekipi Vlora Resling u shpall kampione në stilin “greko-romak” dhe mundësi i këtij ekipi, Aleksandër Petroshati, sportisti më i mirë.

Tirana fitoi titullin në stilin e lire. Pas kampionatit Presidenti Biba theskoi se aktivitetet e kësaj federate do të vazhdojnë normalisht me objektivin për të kualifikuar sportistë në Olimpiadën “Rio 2016”.

Top Channel