Zmijani dorëhiqet nga stoli i Vllaznisë pas 5 humbjeve

27/09/2015 19:35

Vllaznia u mposht sërish ditën e diel, këtë herë nga Laçi 0-1, humbje kjo e cila ishte e pesta për shkodranët në kategorinë Superiore, duke shënuar edhe startin më të keq në historinë e klubit.

Humbja e fundit e ka detyruar trajnerin e Vllaznisë, Luan Zmijani të dorëhiqet nga detyra që mbante.

Në fakt ky vendim erdhi pas një takimi të stafit teknik të kuqebluve me Drejtorin Sportiv, të cilit i kanë paraqitur dorëheqjen e parevokueshme. Kështu përveç Zmijanit largohet nga drejtimi i Vllaznisë edhe trajneri i portierëve Dani dhe ndihmëstrajneri Dibra.

Vendimin e tij Zmijani e bëri publik me një deklaratë për shtyp, ku thekson se e ka hedhur këtë hap bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit teknik duke marrë të gjitha përgjegjësitë për 5 humbjet radhazi, me shpresën se ata që do t’i zëvendësojnë do të mund ta nxjerrin Vllazninë nga situata e rëndë ku ndodhet. Sipas Zmijanit, arsyet mosgrumbullimit të qoftë një pikë në 5 ndeshjet e para janë zhvillimi i ndeshjeve jashtë Shkodrës si dhe gjykimet në dëm të Vllaznisë.

Top Channel