Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, 7 të arrestuar

27/09/2015 20:00

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pasati 1”, duke vënë në pranga 7 persona të cilët dyshohen se ishin pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kanabisit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se personat e ndaluar janë shtetasit: Ledion Brati, Klodian Kasneci, Mehmet Mehmeti, Hermes Muja, Drilon Picari, Shpresim Ademi dhe Shaban Visha. Sipas policisë ata shpërndanin kanabis kryesisht në zonën e Kamzës.

Mësohet se personat janë ndaluar nga policia gjatë së dielës pranë zonës së njohur si “Kthesa e Kamzës”, ndërsa i është gjetur edhe 5 kilogramë hashash.

Top Channel