IKMT-ja nis lirimin e hapësirave publike në Berat dhe Krujë

28/09/2015 09:20

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Berat dhe Krujë.

IKMT-ja njofton se gjatë këtij aksioni në këto dy qytete do të prishen dhjetëra objekte.

Javën e kaluar IKMT-ja nisi një aksion të ngjashëm edhe në Farkë të Tiranës dhe Librazhd.

Top Channel