Diplomimi vlen më shumë për femrat

28/09/2015 09:55

Në Britaninë e Madhe ia vlen të rrish natën zgjuar dhe të pish kafe për të studiuar. Kjo pasi femrat e diplomuara fitojnë tre herë më shumë nga ato që kanë marrë thjesht një deftesë.

Studimi është bërë nga universitetet e Kembrixhit dhe Havardit, të cilët për herë të parë bazohen në të dhëna konkrete, si deklarimi i të ardhurave, taksat e paguara, kreditë për studime, sigurisht në kushtet e anonimatit.

Studimi
Studimi ka analizuar 260 mijë persona që kanë frekuentuar universitetin mes viteve 1998 dhe 2011, që ka qënë dhe viti referues për taksat, dhe japin të dhëna zyrtare të impaktit të parë që jep edukimi i profilit të lartë në pagën e punës.

Rezultatet janë interesante, pasi konfirmohet që femrat e diplomuara, paguhen më pak se kolegët meshkuj. Por dhjetë vjet pas diplomimit në fakt , edhe pse niveli i pagës vazhdon të jetë më i ulët se i meshkujve, një pjesë e vogël e femrave fitojnë 120 mijë euro në vit.

Karakteristikat
Por edhe pse femrat fitojnë më pak se meshkujt, nga studimi del një fakt interesant. Femrat e diplomuara fitojnë tre herë më shumë se ato që kanë thjesht një deftesë. Një hendek i madh ky krahasuar me të dhënat e meshkujve, të cilët me diplomimin paga u dyfishohet.

Top Channel