Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 4 të plagosur

28/09/2015 11:00

Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur të hënën në aksin nacional Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Mengël.

Një mjet tip Volkswagen, me targë AA 349 FO, me drejtues shtetasin N.H., me banim në Pogradec, është përplasur me mjetin tip Opel, me targë AA 647 EC, drejtuar nga A.K., 60 vjeç, me banim në qytetin e Elbasanit.

Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar katër persona, tre prej të cilëve ndodheshin në mjetin tip Volkswagen. Policia bën të ditur se katër të aksidentuarit janë I.C., 56 vjeç, E.C., 25 vjeç, si edhe A.H., 22 vjeç, që të tre me banim në Pogradec. Ata ishin pasagjerë në mjetin tip Vollsëagen dhe udhëtonin në drejtim të Tiranës.

E plagosura tjetër është 38-vjeçarja L.K., me banim në fshatin Labinot, e cila ndodhej në mjetin tip Opel.

Të aksidentuarit aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat deri në zbardhjen e plotë te shkaqeve te aksidentit.

Top Channel