Helen Mirren: Në Hollywood s’ka më burra të vërtetë

28/09/2015 00:00

Kur flitet për Hollywood-in, Helen Mirren është njëra prej aktoreve më kritike. Në të shkuarën ka folur shpesh për vështirësitë që kanë femrat të bëjnë karrierë në industrinë e filmit, por tashmë gjen vështirësi edhe tek aktorët e rinj.

Aktorja 70-vjeçare kritikoi tendencën e viteve të fundit, që sipas saj, i detyron aktorët e rinj të qëndrojnë nga 4 orë në palestër.

“Sot nuk ka meshkuj të vërtetë në Hollywood. Janë të gjithë me fizik joreal dhe qesharakë. Është e vështirë të gjesh një aktor të ri me një fizik real. Të gjithë po detyrohen të qëndrojnë në palestër për 3-4 orë në ditë”, deklaroi Mirren për Sunday Telegraph.

70-vjeçarja vëren se kjo tendencë hollivudiane po përhapet me shpejtësi edhe në jetën reale.

“Ndryshimi duhet të nisë nga jeta reale fillimisht, që më pas të pasqyrohet edhe në kinema”, shton ajo.

Top Channel