Renault, pranë rikthimit në Formulën 1

28/09/2015 12:00

Renault ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje paraprake me Gravity Motorsports, ndërmarrjen që ka në pronësi Lotusin, për të blerë ekipin britanik dhe për t’u rikthyer në Formula 1 sezonin e ardhshëm.

“Kemi hedhur një firmë që përbën hapin e parë tonin për një projekt të ri në Formulën 1 në vitin 2016”, lexohet në komunikatën e Renault.

Pas kësaj marrëveshjeje paraprake, bëhet e ditur se të dyja palët do të punojnë së bashku në javët e ardhshme për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do të konkretizojë rikthimin e Renault në Formulën 1.

Hera e fundit që marka franceze ishte pjesë e kësaj kategorie ka qenë viti 2011.

Top Channel