Tryezë për ruajtjen e të dhënave personale

28/09/2015 12:35

Shpërdorimi apo keqpërdorimi i të dhënave personale vijon të mbetet problem për Shqipërinë. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave personale ka gjobitur mbi 40 institucione publike dhe private gjatë këtij viti nga 90 të tilla që janë gjetur me shkelje.

Gjobat variojnë nga 20 mijë deri në 2 milionë lekë të rinj në fusha nga më të ndryshmet.

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito kërkoi më shumë vëmendje nga institucionet publike, sidomos tani pas dixhitalizimit të pjesës më të madhe të shërbimeve të ofruara për qytetarin.
 
Në Shqipëri u mbajt për herë të parë takimi i 27 i punës së rasteve të veçanta, me pjesëmarrjen e mbi 25 autoriteteve homologe të mbrojtjes së të dhënave personale, anëtare të Konferencës Europiane.

Tryeza në fjalë do të trajtojë për dy ditët në vazhdim praktikat më të mira të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

Top Channel