Lojrat Olimpike 2020, Tokio rekomandon 5 sporte të reja

28/09/2015 13:30

Komiteti Organizativ japonez për Lojrat Olimpike të vitit 2020 rekomandon zgjerimin e programit olimpik me 5 disiplina të tjera sportive.

Bëhet fjalë për bejzbollin/softbollin, karatenë, skejtbordin, alpinizmin sportiv dhe sërfin.

Sipas rregullores së re, vendi organizator ka të drejtë të zgjedhë se cilat sporte do të përfshijë në programin e Lojrave Olimpike, por në fund ai që do të marrë vendimin në lidhje me këtë çështje është Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, me këtë të fundit që do të votojë për rekomandimet e Tokios në gushtin e vitit të ardhshëm.
 
Bejzbolli dhe softbolli që u unifikuan nga Konfederata Bejzboll-Softboll, ishin parashikuar të përfshiheshin edhe më parë në programin olimpik, por ato u lanë jashtë në vitin 2008, kur Pekini fitoi të drejtën e organizimit të Lojrave Olimpike të asaj kohe.

Karateja asnjëherë nuk ka qenë pjesë e një programi të tillë, ndërsa xhudo, që është një tjetër disiplinë e arteve marciale, u bë pjesë e këtij programi në vitin 1964, vit kur ishte pikërisht Tokio që organizoi Lojrat Olimpike.

Top Channel