Korçë, kapet 880 kilogramë hashash; arrestohen 4 persona

28/09/2015 14:00

Me një operacion policor të koduar me emrin “Prita”, Policia e Korçës kapi 880 kilogramë hashash dhe arrestoi katër persona.

Aksioni është realizuar në afërsi të fshatit Dushar, në Bashkinë e Maliqit, ku janë sekuestruar 880 kilogramë hashash, i ambalazhuar në 30 thasë.

Bashkë me sekuestrimin u bë edhe kapja e shtetasve Mario Voda, 33 vjeç nga Pojani, Skënder Nakoleci, 41 vjeç nga Sheqeras, Bledar Emini, 34 vjeç nga Bulgareci dhe 22-vjeçari Marsel Bakollari, nga fshati Dushar i Korçës.

E gjithë sasia e bimëve prej 880 kilogramësh është asgjësuar me anë të zjarrit nga ana e policisë. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zonën ku ajo ishte kultivuar dhe destinacionin përfundimtar.

Top Channel