Rrugë mes dy fshatrave të të internuarve

28/09/2015 15:40

Fshatrat Shtyllas dhe Jaru në Fier janë harruar tërësisht nga institucionet për çështjen e infrastrukturës. Mungesat prej 25 vjetësh e kanë vështirësuar jetesën në këto zona. Vetëm së fundmi me një fond prej 70 milionë lekësh nisi ndërtimi i një aksi rrugor.

“Rruga Levan- Shtyllas,një zonë që historikisht ka vuajtur për problemet e rrugës, po dhe në këto 25 vite të demokracisë nuk është investuar fare në këtë rrugë. Kështu që komuniteti i kësaj zone, si të persekutuar dhe në kohën e diktaturës, vazhdonin të kishin një pengesë serioze në drejtim të komunikimit me rrugët e tjera, po dhe për lëvizjen e prodhimeve të tyre bujqësore”, tha Xhevit Bushaj, prefekt i qarkut Fier.

Kjo zonë gjatë regjimit komunist shërbente për të strehuar familjet e internuara. Infrastruktura nuk ndërtohej qëllimisht ndërkohë që edhe në 25 vitet e fundit, asnjë rrugë nuk është ndërtuar për zonën ku jetojnë rreth 5 mijë banorë.

Top Channel