Peleshi prezanton 17 objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

28/09/2015 17:55

Në një ceremoni të zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryeministri, zëvendës kryeministri Niko Peleshi prezantoi 17 objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat u miratuan në Samitin e Kombeve të Bashkuara, të zhvilluar në Nju Jork nga data 25 deri më 27 shtator.

“Objektivat e miratuara synojnë zhdukjen e varfërisë ekstreme, duke luftuar pabarazinë, duke mbështetur fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, mbrojtjen e burimeve natyrore, përmirësimin e qeverisjes, inkurajimin e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, si dhe përqendrimin e përpjekjeve kolektive për të siguruar që ata që kanë më së shumti nevojë të mund të kenë një shans të barabartë në jetë”, deklaroi Peleshi.

Në këtë prezantim morën pjesë koordinatorja e përhershme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e përhershme e PNUD-it në Shqipëri, zonja Zineb Touimi-Benjelloun, ambasadori amerikan Donald Lu dhe kreu i minisionit të BE-së, Romana Vlahutin.

Top Channel