I riu nga Pogradeci vritet në Siri; zi në familjen e 25-vjeçarit

28/09/2015 18:05

Një 25-vjeçar nga fshati Rrëmënj i Pogradecit mësohet të ketë humbur jetën në luftimet në Siri.

Ai është Dorian Kuqo, i cili që prej vitit 2013 kishte shkuar në zonën e luftës, përkrah militantëve të Shtetit Islamik.

Në familjen e tij, përveç heshtjes ka rënë zia. Vdekja e Dorianit, edhe pse ende e pakonfirmuar zyrtarisht, duket se nuk e ka penguar nënën e tij të veshë rrobat e mortit, ndërsa familjarët hezitojnë të flasin.

Jashtë kamerave, babai i Dorianit, Meleqi, pohon se në shtëpinë e tij ka rënë zia, por nuk pranon të ketë komunikim as me policinë e as me gazetarët.

Mësohet se kanë qenë vetë familjarët e Dorian Kuqos ata të cilët kanë sinjalizuar vrasjen e tij. 

Top Channel