Mat, shkrumbohen nga flakët dy banesa; shpëtojnë dy të moshuar

28/09/2015 21:00

Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët këtë mbrëmje në Mat, për fat të mirë pa regjistruar viktima.

Nga të dhënat e fundit mësohet se zjarri përfshiu dy banesa në fshatin Karicë, në të cilat jetonin dy të moshuar.

Por, për fat të mirë, të dy ata kanë arritur të largohen nga banesa sapo kanë vënë re flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe shërbimet e ambulancës nga Mati për të verifikuar gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.

Top Channel