Korçë, automjeti përplas këmbësorin; rëndë 70-vjeçari

28/09/2015 21:45

Një aksident rrugor është verifikuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qendër të qytetit të Korçës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se i plagosuri është identifikuar si shtetasi Kozma Tabaku, mbi 70 vjeç dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë, vijojnë burimet, uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Pritet që marrja në pyetje e këtij personi dhe mbledhja e dëshmive nga vendi i ngjarjes të hedhin dritë mbi sa ka ndodhur.

Top Channel