Tepelenë, sekuestrohen 180 kg kanabis; në kërkim dy vëllezër

29/09/2015 09:35

Një sasi prej 180 kg kanabis sativa është gjetur dhe sekuestruar nga uniformat blu këtë të martë në Tepelenë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se lënda narkotike është gjetur në një stan në pronësi të shtetasit Vladimir Kadëna, në fshatin Rexhinë.

Shtetasi në fjalë dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga policia si posedues të kanabisit, shtojnë më tej burimet.

Top Channel