Vajza e Paul Walker padit Porsche: U dogj i gjallë

29/09/2015 10:10

Paul Walker ishte ende gjallë në momentin që automjeti ku ishte pasagjer, Porsche u përplas në mënyrë fatale. Vajza e Paul, Meadow, ka ngritur një padi ndaj kompanisë së makinave, pasi sipas saj, automjeti ka patur mjaft të meta në projektim, çka dhe solli vdekjen e të atit.

“Ai u dogj i gjallë”, thotë 16-vjeçarja Meadow në padinë e saj për ngjarjen e vitit 2013. Padia pretendon se ylli i Fast and Furious nuk u vra për shkak të përplasjes, kur drejtuesi i mjetit goditi me forcë shtyllën e dritës dhe dy pemë, por në fakt ishte gjallë kur makina sportive u përfshi nga flakët, raporton TMZ.

Top Channel