Procesi ndaj imamëve, tension në sallën e gjyqit

29/09/2015 10:35

Momente tensioni janë verifikuar këtë të martë, në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj 9 imamëve të vetëshpallur.

Situata është ndezur pasi një dëshmitare e çështjes ka ofenduar të pandehurit myslimanë.

Këta të fundit janë revoltuar nga deklarata e saj, duke reaguar me ngritje zëri e deri në ofendime.

Nëntë imamët e vetëshpallur akuzohen për përpjekje për rekrutim të luftëtarëve për në Siri e Irak, në radhët e Shtetit Islamik.

Top Channel