By-passi i Fierit, banorët në protestë për kompensimin e tokës

29/09/2015 10:45

Dhjetëra banorë të zonës së Povelcës protestuan këtë të martë për çmimin e tokës, që do të shfrytëzohet për ndërtimin e by-pass-it të Fierit.

Ata nuk janë dakord me çmimin e vendosur për shpronësimin, pasi sipas tyre është bërë në mënyrë selektive.

Banorët thanë se, çmimi për metër katror i tokës ka qenë i ndryshëm, ndërkohë që toka është e njëjtë.

Ata u shprehën se ligji për shrponësim parashikon çmim më të larte se ky që është bërë shpronësimi, që është dhe çmimi i vjetër.

Banorët e prekur nga ky by-pass thonë se nësë problemi i tyre nuk merr zgjidhje, ata do vijojnë protestat deri dhe me bllokimin e punimeve.

Top Channel