Kanabis në Morinë, arrestohen tre kosovarë

29/09/2015 10:55

Tre shtetas kosovarë janë arrestuar për posedim kanabisi në pikën kufitare të Morinës. Burime zyrtare të policisë së Kukësit bëjnë me dije se droga është gjetur në automjetin me të cilin udhëtonin kosovarët.

Në pranga kanë rënë Flamur Fanaj, 33 vjeç nga Vërmica, Mirsad Zenuni, 31 vjeç dhe Ilir Hasanaj, 21 vjeç nga Cerci i Kosovës. Në automjetin e tyre tashmë të bllokuar, janë gjetur 14 doza kanabis sativa.

Top Channel